Joe Joyce duket se do të ketë shansin për të luftuar për tituj botëror në peshat e rënda më herët se sa që ishte menduar, por që duhet të pres deri pas rimeçit mes Anthony Joshua dhe Oleskandr Usyk.
Britaniku luftoi për herë të fundit në korrik, ku shënoi një fitore kundër Carlos Takam për të mbrojtur statusin e tij si sfidues i detyrueshëm i WBO-së.
Por, organi drejtues nuk ka vendosur ende për statusin e tij me kampionin aktual Usyk të detyruar të bëjë një revansh me Joshuan.
Edhe pse promovusi i Joyce, Frank Warren është i bindur se ‘Juggernaut’ do t’i jepet një shans në sfidimin e fituesit të rimeçit.
“Ne jemi duke pritur që WBO të vendosë se çfarë do të bëjë në lidhje me detyrimin e tyre për [Oleksandr] Usyk”, ka thënë Warren për Pro Boxing Fans.
“Ata ndoshta do t’i lejojnë Usykut një tjetër luftë në mes. Ata kanë bërë thirrje për një revansh me AJ. Por, fituesi i kësaj do të duhet të luftojë [Joyce]”.
“Duhet të presim për të parë se çfarë thonë ata, atëherë kur të dimë se çfarë thonë, atëherë mund të marrim vendimin tonë”, ka shtuar më tej ai.
Joyce kërkoi menjëherë shansin pas fitores së tij me Takam, por planet janë anuluar sërish për herë të dytë pasi humbi mundësinë fillestare kundër Usyk. /Telegrafi/