Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, mungoi për një kohë të shkurtër në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.
Përveç kësaj, ajo fshiu të gjitha postimet nga po i njëjti rrjet social, ngase së shpejti pritet të vijë me albumin e ri, të cilin e ka titulluar “Epoka e Re”, me ç’rast do nisë gjithçka nga fillimi.
Sido që të jetë, 24-vjeçarja tashmë po shijon çdo moment pranë të dashurit të saj të ri, Anwar Hadid.
Me rikthimin në Instagram, krahas imazheve e videove për paralajmërimin e këngës së re, ajo ka publikuar fotografinë e parë me të dashurin e ri.
E veshur me kostum të zi e me një pamje atraktive prej biondeje, Dua rrëmbeu gjithë vëmendjen, për dallim nga Anwari, i cili pati të veshur një xhaketë të kaltër të kombinuar me të kuqe.
Ndërkohë, ky imazh i tyre mblodhi përplot pëlqime dhe komente nga fansat e shumtë të dyshes.
Dua përndryshe më 1 nëntor do të sjell këngën e re “Don’t Start Now”, e cila vjen në kuadër të albumit të saj të ri “New Era”, për të cilin po punon tash e disa muaj. /Telegrafi/