Telegrafi

Pas ribashkimit, Icardi dhe Wanda Nara ndajnë me ndjekësit imazhe nga çastet e tyre intime gjatë pushimeve në Maldive

Foto: Mauro Icardi/Instagram

Futbollisti i njohur Mauro Icardi, ditë më parë njoftoi ribashkimin e tij me modelen Wanda Nara.

Çifti publikuan një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, pas muajsh raportime se dyshja ishin ndarë.

“Nuk ishte ferma e jetës sime, ishte jeta ime e shndërruar në një femër. Edhe përrallat e Disneyt i kanë sezonet e dyta. Të dua Wanda”, shkroi Icardi në përshkrimin e një fotografie të ndarë me ndjekësit.

Ndërkohë, të premten çifti i ribashkuar vendosën që të publikojnë disa imazhe të tjera së bashku nga pushimet që po i shijojnë në Ishujt Maldive.

Në fotografi, Wanda mund të shihet në një paraqitje mjaft atraktive me bikini të gjelbra para pasqyrës, teksa pas saj qëndron i zhveshur Icardi duke i dhuruar asaj një përqafim.

Foto: Mauro Icardi/Instagram

“Disa ditë në parajsë”, shkroi argjentinasi në mbishkrimin e fotografive shumë të pëlqyera dhe të komentuara nga ndjekësit. /Telegrafi/

Foto: Mauro Icardi/Instagram