Telegrafi

Pas reshjeve të shiut, vërshohet “Rruga B” (VIDEO)

Pas shiut të rrëmbyeshëm që ra në orët e pasdites së sotme në Prishtinë, “Rruga B” e kryeqytetit është vërshuar nga ujë.

Siç shihet në fotot e dërguara nga një lexues, kanalizimi për bartjen e ujërave atmosferike ka dështuar krejtësisht.

Kjo rrugë ka problem të vazhdueshme pas reshjeve të shiut.

Ujë grumbullohet kryesisht të tre rrethrrotullimet që ndodhen në këtë rrugë.