Telegrafi

Pas reshjeve në Shkup, vërshohen disa shtëpi në Creshevë dhe Stajkovcë

Në Brigarën për mbrojtje nga zjarri në Shkup, pas motit të ligë dhe reshjeve të rrëmbyeshme, kanë arritur njoftime për objekte të vërshuara në fshatrat Creshevë dhe Stajkovcë.

“Ekipi i zjarrfikësve janë dërguar për intervenim në disa shtëpi në fshatrat Creshevë dhe Stajkovcë”, tha për AIM Xvonko Tomevsi, komandant i Brigadës së zjarrfikësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Moti i ligë në disa pjesë të Shkupit ka shkaktuar probleme edhe në realizimin e komunikacionit dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas DPHM, reshje më intenzive pritet të ketë në pjesët perëndimore të vendit./Telegrafi/