Pas renovimit të mundësuar nga Ambasada Amerikane sot në Prishtinë është hapur shkolla e mesme e lartë “Ahmet Gashi”.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh krenar që përpjekjet e tyre po ndikojnë në edukimin e të ardhmes së Kosovës.
Ai tha se me ketë renovim mundësohet mësim cilësor e shkollë e pastër dhe e sigurt.
“Prioriteti i Ambasadës amerikane është mbështetja e zhvillimit të kosovarëve të rinj. Suksesi i nxënësve është i rëndësishëm për te ardhmen e Kosovës. Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e një shkolle por simbolizon partneritetin e qëndrueshëm në mes të amerikane edhe popullit të Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se renovimi i ambienteve të kësaj shkolle siguron bazë të fortë për shoqërinë.
Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës e ka në fokus infrastrukturën shkollore, raporton kp.
E kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky bashkëpunim është dëshmi e fuqisë dhe partneritet me SHBA.
Rama theksoi se ky investim iu mundëson nxënësve kushte më të mira për mësim. /Telegrafi/