Site icon Telegrafi

Pas renovimit, çifti britanik ‘nuk e njohën’ shtëpinë e tyre – edhe pse kishin jetuar që nga 14 vjet më parë

Një shtëpi familjare me tri dhoma gjumi ishte e panjohur për ata që kishin jetuar aty për vite, pas një ndryshimi mahnitës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prindërit Shelley dhe Stephen blenë pronën gjysmë të shkëputur në Bromley, në jug të Londrës, 14 vjet më parë sepse ishte në një ‘zonë të mirë me shkolla të mira dhe fqinjë të mirë’.

Por çifti kishte nevojë për më shumë hapësirë për të akomoduar djemtë Rhys, 21 vjeç dhe Ty, 14 vjeç, dhe kishin një mori çështjesh të dizajnit për tu zgjidhur.

Kështu, atyre iu treguan dy opsione të mundshme të ridizajnimit duke përdorur teknologjinë e realitetit virtual.

Ata zgjodhën një model të ndritshëm dhe të ajrosur nga arkitekti Julian McIntosh, i cili është i ri në serinë e BBC2.

Dhe shikuesit u impresionuan nga rezultatet, duke thënë se dukej si një ‘shtëpi tjetër’.

Një nga ata postoi në Twitter: ‘Duaje, duaje, duaje atë. Çifti bëri një zgjedhje të shkëlqyeshme dhe e gjithë familja përfitoi. Dizajn i shkëlqyeshëm nga Julian’.

Bëhet e ditur se çifti fillimisht “la mënjanë” 105,000 funte për rinovimet por përfundoi duke shpenzuar më shumë se 45,000 të tjera sepse ata zgjeruan projektin. /Telegrafi/

Exit mobile version