Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO ka reaguar pas sulmeve ruse në Poloni.
Dy raketa ruse kanë rënë gjatë ditës së sotme në shtetin polak duke shkaktuar dy viktima, raporton bbc.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe vetë aleanca duke thënë se po koordinohet ngushtë me Poloninë.
I pyetur në lidhje me zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së se “Ne po shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë Poloninë”.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se ka biseduar me presidentin polak, Andrzej Duda, për shpërthimin në Poloni.
“I shpreha ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, shkroi ai në Twitter.
Spoke with President Duda @prezydentpl about the explosion in #Poland. I offered my condolences for the loss of life. #NATO is monitoring the situation and Allies are closely consulting. Important that all facts are established.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 15, 2022
Kujtojmë se zyrtarët e NATO-s kishin deklaruar se do të përgjigjeshin ashpër në rast se sulmet ndonjë vend anëtar i saj, gjë që është shteti polak.
Neni 5 thotë se “nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, çdo anëtar tjetër i aleancës do ta konsiderojë këtë akt dhune si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar”.
Megjithatë, pavarësisht referencës në Nenin 5, duket se po shfaqet një konsensus midis ekspertëve të huaj se NATO do t’i referohet aktualisht Nenit 4.
Sipas dokumenteve zyrtare të NATO-s, Neni 4 nënkupton se “palët do të konsultohen së bashku” rreth asaj se nëse “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e tyre është kërcënuar.
Ndryshe, Rusia ka mohuar deri më tani sulmin gjersa zyrtarët shtetërorë polak kanë nisur një mbledhje urgjente. /Telegrafi/
⚡️ Presumably – a video of the consequences of a landed missile in Poland.
— NEXTA (@nexta_tv) November 15, 2022