Telegrafi

Pas rekord rasteve ditore me COVID-19, kryeministri britanik i drejtohet kombit: Merrni menjëherë vaksina përforcuese

Kryeministri britanik, Boris Johnson iu drejtua publikut përmes një video-deklarate të regjistruar më parë pasi që u ngrit një gjendje alarmi për shkak të variantit Omicron të coronavirusit.

“Askush nuk duhet të dyshojë se ne jemi prekur prej një vale të Omicronit. Kam frikë se tashmë është e qartë se dy doza të vaksinës janë thjesht jo të mjaftueshme”, tha Johnson.

“Merr menjëherë një dozë përforcues të vaksinës. Çdokush mbi moshën 18 vjeçare në Angli do të ketë mundësi të marrë një dozë përforcuese para Vitit të Ri”, shtoi ai, raporton bbc.

Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar raporton një rekord prej 78,610 rastesh me COVID-19 ndërsa Omicron përhapet me shpejtësi

Shifrat e fundit të coronavirusit tregojnë një numër rekord të rasteve të konfirmuara ditore në Britani të Madhe, gjegjësisht 78,610 njerëz të infektuar me virus.

Gjithashtu është bërë e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur edhe 165 persona të tjerë.

Ndryshe, Britania deri më tani ka konfirmuar rreth 11 milionë raste me COVID-19 ndërsa kanë vdekur 147 mijë njerëz. /Telegrafi/