Site icon Telegrafi

Pas reagimeve të shumta, shpjegohet Dua Lipa: Nuk desha të nxis urrejtjen

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqwiptare me famë botërore, Dua Lipa, është kthyer gjatë këtyre ditëve në epiqendrën e mediave vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.

Kjo pasi ajo iu drejtua me një kërkesë kompanisë Apple që ta njohë hartën e Kosovës si shtet i pavarur, teksa publikoi më pas edhe një fotografi të flamurit Autkokton, i cili është lëshuar në Beograd në vitin 2014 gjatë një ndeshje futbollist Shqipëri-Serbi.

Përbri imazhit, ajo tregoi edhe kuptimin e plotë të fjalë autokton, teksa pati reagime të shumta me këtë postim patriotik të saj.

Të shumtë ishin përdoruesit serbë të rrjeteve sociale që komentuan negativisht përbri postit, teksa në debat u përfshi edhe regjisori i njohur serbo-kanadez, Boris Malagurski, i cili mbushi rrjetet sociale me gjuhë urrejtje dhe kërkesë për bojkot ndaj Dua Lipës.

Lexo po ashtu Dukagjin Lipa përfshihet në debatin për patriotizmin e të bijës, reagon ndaj regjisorit serb që krahasoi UÇK-në me ISIS-in

Pas gjithë këtyre polemikave, ka vendosur të reagojë edhe vet Dua.

Artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe Twitter një shkrim nën ngjyrat bardhë e zi, ku shpjegoi se postimi i saj paraprak kishte të bënte me çështje dashurie ndaj origjinës së saj dhe asesi nxitje të urrejtjes apo konflikteve ndëretnike.

“Postimi im i mëparshëm nuk ishte menduar kurrë për të nxitur ndonjë urrejtje. Më bën të trishtuar dhe të inatosur që postimi im është keqinterpretuar me dashje nga disa grupe dhe individë që promovojnë sparatizëm etnik, diçka që e kundërshtoj plotësisht.

Kurdoherë që postoj për Kosovën, ushqimi im shkon në çmenduri, edhe nëse bëhet fjalë për diçka aq të gëzueshme sa ushqimi ose muzika, dhe unë jam takuar me një rezistencë të ashpër ndaj idesë së një kulture autentike kosovare.

Të gjithë ne meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe nga jemi. Unë thjesht dua që shteti im të përfaqësohet në një hartë dhe të jetë në gjendje të flasë me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe vendin tim. Unë i inkurajoj të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të rendisin dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë. Dua”, ka shkruar 24-vjeçarja në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version