Site icon Telegrafi

Pas rasteve të fundit me COVID-19, reagon Zemaj: Ky numër tregon pakujdesinë tonë të përgjithshme pas lirimit të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka komentuar rastet e fundit me coronavirus në Kosovë.

Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë shifrat e ditës së sotme sa i përket të infektuarve me COVID-19 janë shqetësuese.

“Ky numër shpërfaq pakujdesinë tonë të përgjithshme pas lirimit të masave. Mbi të gjitha ky numër tregon papërgjegjësinë e qytetarëve për ta ruajtur jetën e vet dhe të tjerëve”, tha ai përcjell Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë thotë se rastet e ditës së sotme duhet të studiohen.

Zemaj thotë se lirimi më i madh i masave u bë në fund të qeverisjes së kaluar.

“Edhe hapja e çerdheve dhe  kopshteve u bë pa paralajmërim paraprak. U hapën menjëherë edhe kufijtë tokësorë. Pra hapja e shumë sektorëve u bë në mënyrë të menjëhershme”.

Lexo po ashtu Rekord i zi në Kosovë, edhe 129 persona të prekur me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë thotë se nga nesër do të aktivizohen edhe 200 zyrtarë që do të kontrollojnë pikat doganore apo përmes inspektorëve të shqyrtojë masat ndëshkuese për ata që shkelin rregullat”, tha ndër të tjera Armend Zemaj./Telegrafi/

Exit mobile version