Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka dhënë dorëheqje pas akuzave dhe konstatimit se ka pasur ngacmim seksual ndaj disa femrave, shkruan BBC.
“Mënyra më e mirë që unë mund tani të ndihmojë është të largohem dhe ta lë zyrën e guvernatorit”, ka thënë ai gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.
Dorëheqja e tij hyn në fuqi pas 14 ditëve, ku fuqia e pushtetit do t’i transferohet zëvendësguvernatores Kathy Hochul.
63-vjeçari është përballur me presion të jashtëzakonshëm për dorëheqje pas raportimeve të shumta, përfshirë edhe atë të presidentit amerikan Joe Biden.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm në New York ka konstatuar se ai kishte ngacmuar seksualisht 11 femra, përfshirë shërbyes civil.
Në anën tjetër, Cuomo ka mohuar kategorikisht tërë këto akuza. /Telegrafi/