Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, është deklaruar pas raportimeve të mediave se Ministria ruse e Mbrojtjes, synon hapjen e zyrës së saj në Beograd, me qëllimin forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Serbinë, duke rikujtuar se Beograd vazhdimisht zotohet se është e përkushtuar që t’i bashkohet BE-së.
“Serbia i ka dhënë vetes prioritetet e saj strategjik dhe pritet në mënyrë progresive të qoj përpara politikat e saj, që do të jenë në dakordim me politikat dhe pozicionin e Bashkimit Evropian”, ka shtuar Stano, transmeton Telegrafi.
“Sa i përket çështjes së bashkëpunimit ushtarak mes vendeve të BE-së, kjo do të duhej të bëhet në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë ndër tjera Stano.
Ky reagim i zyrtarit të BE-së, vjen pasi gjatë të martës mediat serbe raporton se Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për hapjen e zyrës së saj në Beograd. /Telegrafi/