Telegrafi

Pas raportimeve, Meda takohet me sozinë e vet (Foto/Video)

Pas raportimeve të ditëve më parë, tani takohen dhe bëjnë një fotografi të përbashkët.

Mehedin Pergjegja, i njohur më mirë si Meda, është bërë ditëve të fundit temë e mediave rozë.

Në fakt, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e një djaloshi nga Libani, por që jeton në New York, i cili ka një ngjashmëri të madhe me këngëtarin shqiptar Meda.

Ai quhet Mohamed Safa ndërsa në ditën e sotme ka pasur rast ta takon këngëtarin tonë.

Madje, ai ka ndjekur një nga performancat e shumta të këngëtarit tonë në shtetet perëndimore.

“Ishte kënaqësi e madhe ta takoj ‘binjakun’ tim shqiptar”, ka shkruar në llogarinë personale Safa.

Ndryshe, Meda pos angazhimeve koncertale është duke punuar edhe në shumë projekte të reja muzikore. /Telegrafi/