Site icon Telegrafi

Pas Ramseyt, Juventusi e do edhe Iscon

Francisco Alarcon 'Isco' (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mediumi i njohur Sky Sport Italia pretendon se Juventusi do të fokusohet në Iscon pas marrëveshjes me Aaron Ramsey, ndërsa kapiteni Sergio Ramos e pranon se mesfushori është në një situatë ‘të komplikuar’ te Real Madridi.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio është në linjë me Sky-in se ardhja e Ramsey nga Arsenali do të bëhet zyrtare pas Superkupës së Italisë javën e ardhshme.

Për më tepër, Juventusi nuk do të ndalet këtu dhe po “tundohet gjithnjë” nga mundësia e transferimit të Iscos këtë verë.

Lexo po ashtu Juventusi arrin marrëveshje me Ramseyn - Uellsiani prezantohet në javën e ardhshme, por vjen në verë  

Di Marzio shpjegon se Bianconerët kanë pasur interesim për spanjollin ‘për të paktën pesë vjet’ dhe e kanë informuar kampin e tij të enjten që ende janë pas tij.

Isco Alarcon (Getty Images)

Isco ndihmoi Mbretërit të fitojë tre Ligat e Kampionëve të njëpasnjëshme nën drejtimin e Zinedine Zidane, por ka filluar vetëm pesë herë në La Liga këtë sezon dhe kjo situatë nuk po i pëlqen aspak.

“Është një situatë e komplikuar për të”, ka thënë Ramos pas fitores së Los Blancos 3-0 në Copa del Rey ndaj Leganes.

Lexo po ashtu Juventusi me plan për ta rinovuar komplet mesfushën, tre yje mund të vijnë në verë

“Gjithkush dëshiron të luajë. Vendimet merren nga trajneri. Gjithmonë flitet për portierin tonë, për numrin 9, por ne jemi Real Madridi”.

“Ne duhet ta ushqejmë shtypin dhe kjo është ajo që ne po bëjmë kështu që ju [gazetarët] nuk mërziteni”, përfundoi kapiteni i Realit. /Telegrafi/

Exit mobile version