Kryeministri Avdullah Hoti, vazhdon të shkarkojë udhëheqësit në pozita të larta të shtetit.
Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Hoti ka shkarkuar edhe ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka dhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Hoti ka emëruar Bajram Rexhën, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës, njofton Telegrafi.