Spektakli i së martës i Big Brother Albania VIP, ka nisur me tensione.
Mbrëmja është hapur me debatin e zhvilluar mes gazetares Paloma dhe këngëtarit Ardit Çuni, ku për këtë të fundit është hedhur dyshime mbi orientimin e tij seksual.
Teksa janë përfshirë shumë banorë në diskutim, i ashpër duket të ketë qenë reagimi i aktores Arjola Demiri, e cila ka ndërhyrë në bisedë duke debatuar me Palomën.
Ato kanë ngritur tensionet, duke debatuar me tone të ashpra, veçanërisht aktorja tropojane e cila i ka thënë Palomës se nuk ka të drejtë të bëjë pyetje të tilla, siç është ajo që ia ka bërë Arditit.
Paloma e kishte pyetur Arditin se është homoseksual, duke bërtitur me të madhe në sy të banorëve të tjerë.
Debati i ashpër mes Arjolë dhe Palomës mund të thuhet lirshëm se është një nga bisedat me tonet më të larta të zhvilluara në Big Brother VIP. /Telegrafi/