Telegrafi

Pas pushimeve në Maldive, Ermali dhe Ariana nisin ato dimërore në Zvicër

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana janë ndër çiftet më të përfolura dhe më simpatike në estradës.

Pas pushimeve në Maldive, çifti i njohur këtë herë janë nisur për një destinacion dimëror për të kaluar disa ditë të tjera larg angazhimeve.

Ermali dhe Ariana kanë udhëtuar drejt alpeve zvicerane, saktësisht në vendin luksoz të St.Moritz, nga ku edhe kanë sjell imazhe në llogaritë përkatëse në Instagram.

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram

Shihet Ariana ajo që postoi foto ku shihet përkrah këngëtarit, ndërsa në një tjetër solli një imazh ajo dukej atraktive dhe me shumë stil.

“Ditë e bukur”, ka shkruar Ariana në mbishkrimin e fotos, ku shihet e veshur me një këmishë të bardhë me detaje me pupla me ngjyrë të gjelbër të cilën e përshtati me xhinse.

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram

Ndërkaq, kujtojmë që çifti janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të katër fëmijëve.

Ndryshe, Ermali në të njëjtën kohë mbetet i angazhuar me koncerte, teksa ka njoftuar se është në përgatitje të projekteve të reja muzikore. /Telegrafi/