Site icon Telegrafi

Pas projektit “Redrum”, gjithçka e Era Istrefit ‘merr’ ngjyrën e kuqe (Foto)

Këngëtarja e njohur Era Istrefi në muajin shkurt të këtij viti publikoi projektin e ri muzikor, këngën dhe klipin “Redrum”.

Që në momentin e parë të lansimit, kjo këngë u pëlqye shumë dhe menjëherë brenda 24 orëve arriti dy milionë klikime në YouTube.

Lexo po ashtu Era Istrefi ka edhe një tjetër talent të fshehur (Foto)

“Redrum” është një projekt i cili i karakterizua me ngjyrën e kuqe, duke nisur që nga fjala “Redrum” që mbrapsht do të thotë vrasje dhe lidhet me ngjyrën e gjakut, e deri tek veshja e këngëtares në klip e cila ishte e gjitha me ngjyrë të kuqe.

E mesa duket e kuqja ka filluar të jetë ngjyra e preferuar e këngëtares, ngase tani thuajse çdo gjësend i saj karakterizohet me këtë ngjyrë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Era ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në një ‘selfie’ para pasqyrës, teksa bie në sy iPhone-i i saj 7 i kuq, i cili para pak ditësh është sjell edhe në tregun e Kosovës.

Ndërkohë që edhe në fotografitë e tjera në Instagram të publikuara së fundmi, këngëtarja Istrefi vazhdimisht me të kuqe. /Telegrafi/

Exit mobile version