Gjatë ditës së shtunë, mediat në Shqipëri kanë raportuar se Noizy është ndalur nga policia dhe ka refuzuar të shoqërohej në komisariat.
Sipas njoftimeve, atij madje i ishte sekuestruar vetura e tipit Mercedes Benz AMG dhe ai është marrë në pyetje, për shkak se reperi nuk posedonte patente shoferi dhe kishte shumë gjoba të papaguara.
Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar këngëtarin që ta mbajë koncertin e tij të paralajmëruar në Firence të Italisë.
Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke interpretuar hitin “Midis Tirone” së bashku me publikun.
“Midis Firence çmenduri live”, ka shkruar Noizy në përshkrim. /Telegrafi/