Kim Kardashian nuk e humb asnjë moment për të reklamuar modelet e ndryshme nga koleksionet e saja.
Pas fotografive nga palestra ku pozoi me bikini dhe çizme, në radhë vijnë imazhet nga pishina.
Bukuroshja ka pozuar nga pishina duke pirë një koktej, porse qëllimi i këtyre imazheve është reklamimi i koleksionit të saj të dëgjuesve Beats by Dre që i ka në veshë.
Ndërsa rezultati i suksesit ka qenë i menjëhershëm, duke qenë se ka marrë afro tre milionë pëlqime brenda një dite.
Kujtojmë që së fundmi, 41-vjeçarja e ka ‘rregulluar’ figurën e saj trupore duke humbur tetë kilogramë, ndërsa në një intervistë për Vogue kishte pohuar se dieta ka qenë sfidë e madhe për të. /Telegrafi/