Telegrafi

Pas pozave me të brendshme, Kejvina ngacmon imagjinatën e veshur me kostum

Kejvina Kthella (Foto: Instagram/kejvina_kthella)

Kejvina Kthella është e njohur për linjat mbresëlënëse trupore, të cilat i vë në pah gjatë angazhimeve profesionale në rolin e modeles.

Bukuroshja numëron afro gjysmë milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku ndan fotografi nga përditshmëria dhe karriera e saj.

Lexo po ashtu Kejvina vjen atraktive me të brendshme

Ditë më parë, Kejvina mahniti me pozat me të brendshme duke mos e lënë askënd indiferent me fizikun e saj.

Ndërsa gjatë të hënës, ajo ka publikuar të tjera fotografi, në të cilat ka pozuar e veshur me kostum, porse xhaketa e hapur tregon që nuk ka jelekë nën të.

Kejvina Kthella (Foto: Instagram/kejvina_kthella)

“Ji vetvetja. Bëje vetveten. Për vetveten”, është përshkrimi që ka zgjedhur modelja për fotografitë e saj. /Telegrafi/