Site icon Telegrafi

Pas polemikave të shumta, Zidane: Edhe katalunasit nuk na respektuan, nuk e bën korridorin e nderit

Zinedine Zidane ka folur në një konferencë për shtyp para takimit të ri të El Clasicos.

Barcelona do të jetë nikoqire para shikuesve të vetë në “Camp Nou” e Real Madridit.

Trajneri francez është ndalur të flas edhe për “korridorin e nderit” për lojtarët e katalunasve që janë shpallur javën e kaluar kampion të ligës spanjolle, La Liga.

Zidane ka thënë se nuk është ai që vendos nëse do të ketë apo jo, por e fajësoi Barcën që nuk e kishin bërë një gjë të tillë kur e fituan Ligën e Kampionëve.

“Unë nuk jam ai që vendos, pas botërorit për klube e kuptova se për ta nuk është e rëndësishme të bëhej korridori dhe disa thonë se nuk ishte garë prestigjioze. Duhet ta fitosh Championsin për të luajtur Botërorin”.

“Ata nuk e kanë bërë atë dhe ne e respektojmë. Nuk do ta bëjmë sepse nuk e kanë bërë. Më e rëndësishmja është respekti ndaj Barcelonës. Ata e kanë fituar ligën, e cila për mua është gjëja më e bukur dhe më e komplikuar”, tha strategu.

Ai më tutje ka folur edhe Andres Iniestën, i cili do të paraqitet në derbin e fundit pasi që në fund të sezonit do të largohet prej klubit katalunas, ku Zidane e përgëzoi për arritjet me klubin.

Ndryshe, takimi mes Barcës dhe Realit do të duhet të startojë rreth orës 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version