Asistenti i Stefano Piolit, Giacomo Murelli, ka rezultuar pozitiv në testimet për COVID-19 dhe nuk do të jetë në krye të detyrës në ndeshjen kundër Napolit.
Kryetrajneri i Rossonerëve doli pozitiv me coronavirus të shtunën, ndërsa klubi tash ka njoftuar që edhe ndihmësi i tij ka dalë pozitiv.
“Milani njofton se Giacomo Murelli është në izolim që nga konfirmimi të shtunës për testin pozitiv të Stefano Piolit”.
“Ai doli pozitiv në testin e realizuar të dielën, ndërsa pozitiviteti u konfirmua edhe dje (e hënë) nga testimi i dytë molekular”.
“Murelli është mirë dhe do të vazhdojë karantina e tij në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Milanit. /Telegrafi/