Pas pezullimit të PSD-së nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mos mbajtjes së kuvendeve zgjedhore brenda afatit ligjor ka reaguar kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë vendim e shohin si dashakeqësi ndaj PSD-së.
“PSD tashmë e ka thirrë Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në.
Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së.
Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. /Telegrafi/