Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor në të gjitha degët dhe nëndegët e saj.
Por, së fundi në disa degë LDK ka pasur përçarje e cila është shndërruar edhe në dhunë fizike.
E rrahjen me karrige, LDK në Pejë siç duket e ka marrë me qetësi dhe komoditet.
Sot gjatë ditës, mbledhja e kryesisë e kësaj partie, ka shkruar si mos më mirë.
E në një foto që ka siguruar Telegrafi, shihen Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Nënkryetari Shkumbin Gashi, Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, Engelbert Zefaj, teksa përmes një skene ilustrojnë një “rrahje” me karrige në formë të shakasë, për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë parti.
Ndërkaq, duhet kujtuar se të dielën një përleshje me karrige ka ndodhur mes delegatëve në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Mati Prishtinë, në të cilën ka pasur edhe të arrestuar.
Po ashtu edhe më herët në nëndegën e kësaj partie në Vranjevc, ka pasur përleshje, ku pati ndërhyrje edhe të policisë..
Lidhur me këtë, pati reagime edhe nga zyrtarët e lartë të LDK-së.
Kreu i LDK-së, pati thënë se, kuvendet në këtë parti po i prishin njerëz të partive tjera./Telegrafi/