Arta Kabashi në një intervistë të fundit ka folur për raportin e saj me këngëtarin Bardhi, me të cilin ishte në Big Brother VIP Albania 3.
Ish-konkurrentja theksoi se nuk flasin më dhe se në këtë mes është e përfshirë partnerja e tij, modelja Sara Gjordeni.
Pas kësaj, është bërë një koment nga Bardhi, i cili i kundërpërgjigjet bukuroshes nga Peja.
“Ekziston inbox-i bre Artë, se je mbyt duke dalë duke folur keq nëpër intervista, për këtë nuk të flasim, nuk kam për çfarë të them faleminderit kur në televizion je tjetër, e live je tjetër. Ke mundur të na kursesh, nëse na kishe pasur shokë, edhe një gjë mos harro se në këtë shoubiz ndez me punë edhe përkushtim, nuk ndez duke i sharë të tjerët nëpër intervista. Deri kur më?”, kanë qenë fjalët e tij.
Këtij postimi të Bardhit i ka reaguar motra e Artës, Ana Kabashi, me një postim në InstaStory.
“Zakonisht nuk përzihem as nuk reagoj në këto deklarata që po shihet që ti Bardh nuk i ke shkruar, por këtu nuk kam qare se të kam parë edhe ty edhe atë zojën edhe Artën sa keni qenë brenda. E ti e njeh Artën edhe mirësinë e saj edhe brenda Big Brother edhe jashtë. Po më vjen keq që ke rënë në këtë nivel”, u shpreh Ana.
Bardhi nga ana tjetër këtë kohë u largua nga label-i SBS Entertainment dhe menaxheri Jetmir Agaj. /Telegrafi/