Site icon Telegrafi

Pas përkeqësimit të motit, Komuna e Prishtinës apelon te qytetarët për kujdes

Pas përkeqësimit të motit, Komuna e Prishtinës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në parqe e parkingje afër pemëve.

Nga komuna kanë thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes nga rënia e degëve të drunjve.

“Të dashur qytetarë, për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike, ju ftojmë të bëni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqet dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve”, thuhet në apelin e komunës.

Reshjet e shiut të përcjella me erëra të forta të cilat kanë përfshirë të premten rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit.

Për këtë arsye profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Qytetarët le të qëndrojnë në shtëpi. Rrezik nuk ka, por dëme do të ketë sepse erërat janë të fuqishme. Në fundjavë temperaturat do të jenë akoma më të ulëta. Ato do të arrijnë deri në 16 gradë Celcius”, ka thënë Tahirsylaj.

Erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe Shqipërinë dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ku deri tani janë shënuar disa viktima./Telegrafi/

Exit mobile version