Telegrafi

Pas përjashtimit të Eglës, banori i ri që do të futet në shtëpi shfaqet si person misterioz

Ngjarje të shumta ndodhën në “Big Brother Vip Albania” që nga përplasjet e Meritonit me Eglën, deri te Zarfi Zi.

Egla Ceno, përmes atij zarfi, përjshtohet nga loja për shkak të sjelljeve që ka bërë sa e herë që Meritoni e ka provokuar.

Lexo po ashtu "Mos u afro te gota ime" - Elga i hedh verën Meritonit në trup dhe e lag me ujë

Ndërsa sot (e diel), pasi u diskutua kjo qështje, në emisionin “Fun Club”, u shfaq edhe në personazh tjetër i maskuar, i cili do të jetë banori më i ri i shtëpisë.

Lexo po ashtu Egla Ceno skualifikohet nga “Big Brother Vip Albania”

Drejtuesja e emisionit rrëfen se të martën do të ketë një banorë të ri. Ajo e fton në studio, ndërsa personazhi në fjalë vjen i maskuar.

I ftuari nuk pranoi as emrin ta tregonte, dhe thotë që arsyeja pse ka ardhur i maskuar është që të gjithë ata brenda tashmë kanë fansat e tyre, dhe nuk ka dashur që të sulmohet akoma pa hyrë brenda.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Ku person tregon që vjen nga Shqipëria, por që një kohë të gjatë jeton në Prishtinë.

Më tutje ai rrëfeu se është animator dhe moderator me profesion, dhe studion gazetari.

“Mendoj që do të sjell një standard të ri, madje sa po nisi ajo që kam pasur në mendje. Me eliminimin e Eglës, standardi u vendos, mirëpo unë do të jem ai që do ta çoj përpara” – u shpreh më tutje djali misterioz. /Telegrafi/