Telegrafi

Pas përjashtimit nga BBVA, Kejvina Kthella nis pushimet në Indonezi

Kejvina Kthella këtë kohë ka qenë në vëmendje të publikut për shkak të skandalit në Big Brother VIP Albania.

Ajo u eliminua nga shtëpia e famshme e Shqipërisë pasi goditi me shuplakë banorin Luiz Ejlli.

Kjo u konsiderua si diçka e papranueshme për një format të tillë televiziv dhe për këtë u përjashtua nga programi.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, ajo së fundmi bëri disa postime në rrjete sociale duke pranuar gabimin dhe duke i kërkuar falje këngëtarit shkodran.

Lexo po ashtu Kejvina flet sërish pas skandalit në BBVA: Ndjej si detyrim moral t’i kërkoj falje gjithë publikut, jam e sigurt që unë dhe Luizi do të jemi miq gjithmonë

Biondja tani po vazhdon jetën dhe këto ditë ka nisur pushimet në Bali të Indonezisë.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave tregon se po kalon një kohë të mirë.

Veç tjerash, Kejvina u shpreh se pavarësisht rrethanave është e lumtur që u bë pjesë e një ‘reality show’ të tillë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram