Në ndeshjen e parë të Kupës së Turqisë, Fenerbahce ka festuar me rezultat 3-0 ndaj rivalit të qytetit Kasimpasa në stadiumin “Rexhep Tajip Erdogan”.
Punën e skuadrës së Jose Mourinhos e bëri më të lehtë fakti që Kasimpasa nxori në fushë kryesisht lojtarë nga skuadra e të rinjve.
Fenerbahce tashmë mund të thuhet se e ka përfunduar punën qysh në pjesën e parë. Ata kaluan në epërsi që në minutën e dytë kur En Nesyri tundi rrjetën e Kasimpasas.
Në minutën e 27-të, Akçiçek shënoi golin e dytë, ndërsa fitoren e tyre e vulosi Elmaz para pushimit mes pjesëve.
Por, ajo që vodhi vëmendjen e ndeshjes ishte sjellja që bëri Jose Mourinho me lojtarët e ekipit kundërshtar.
Portugezi iu afrua lojtarëve dhe trajnerit të Kasimpasas dhe u mbajti një fjalim të shkurtër motivues në fushë. /Telegrafi/