Si një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë edhe Majk ka përfunduar sezonin e verës me mbrëmje e koncerte.
Kjo pasi gjatë këtyre ditëve u bënë edhe masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ku përfshihen edhe ndalimi i klubeve dhe ahengjeve të ndryshme.
Pas një vere të stërngarkuar, Kastriot Rexha (emri i vërtetë) duket se ka nisur pushimet për të kaluar disa ditë jo-produktive.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory, duke qenë se është mjaft aktiv e i hapur me publikun.
Sido që të jetë, krijuesi i shumë hiteve nuk ka zbuluar destinacionin e pushimeve teksa ka sjell vetëm disa pamje luksoze.
I njëjti momentalisht po shijon suksesin e projektit të ri të quajtur “Amore”, për të cilin bashkoi forcat me reperët: Onat dhe Cozman. /Telegrafi/