Telegrafi

Pas përfundimit të luftës, Hamasi kërkon qeveri të pavarur palestineze në Gaza

Hamasi ka propozuar që një qeveri e pavarur e përbërë nga figura jopartiake të qeverisë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor pas përfundimit të luftës, tha zyrtari i organizatës, Hossam Badran.

“Ne kemi propozuar që një qeveri jopartiake me juridiksion kombëtar të qeverisë Gazën dhe Bregun Perëndimor pas luftës”, thuhet në deklaratë duke iu referuar bisedimeve indirekte midis Hamasit dhe Izraelit, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA, për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe lirojnë pengjet që mbahen aty.

“Administrata e Gazës pas luftës është një çështje e brendshme palestineze që nuk duhet të tolerojë asnjë ndërhyrje të jashtme dhe ne nuk do të diskutojmë Gazën (të pasluftës) me asnjë palë”, shtohet në deklaratë.

Megjithatë, një zyrtar i Hamasit i tha AFP në kushte anonimiteti se propozimi për një qeveri jopartiake u paraqit me ndërmjetës, shkruan timesofisrael.

Ajo qeveri do të merret me “çështjet e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor në fazën e parë të periudhës së pasluftës dhe do të hapë rrugën për zgjedhje të përgjithshme”, tha ai.

Negociatat aktuale që duhet të çojnë në përfundimin e luftës, ashtu siç dëshiron bashkësia ndërkombëtare, po zhvillohen në Doha dhe Kajro. /Telegrafi/