Telegrafi

Pas përfundimit të koncerteve, Dhurata Dora shijon pushimet në Vlorë

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo gjatë kësaj vere ka qenë mëse e angazhuar me mbrëmje e koncerte muzikore.

Artistja shqiptare, Dhurata Dora, ka performuar nëpër vende të ndryshme në trojet shqiptare e së fundmi edhe në Turqi.

Pas koncerteve dhe përfundimit të këtij sezoni, ajo duket se po shijon disa ditë pushimi.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja, e ndjekur nga afro tre milionë njerëz në Instagram, ka shpërndarë disa fotografi nga Vlora.

Lexo po ashtu 2023-shi i Dhurata Dorës, përmbyll sezonin me koncert internacional në Turqi

E njëjta ka pozuar me një fustan të shkurtër rozë, të cilin e ka kombinuar me një palë taka ngjyrë argjendi.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Veç kësaj, Dhurata solli edhe disa këngë që u shndërruan në hite dhe mblodhën miliona klikime. /Telegrafi/