Ajo gjatë kësaj vere ka qenë mëse e angazhuar me mbrëmje e koncerte muzikore.
Artistja shqiptare, Dhurata Dora, ka performuar nëpër vende të ndryshme në trojet shqiptare e së fundmi edhe në Turqi.
Pas koncerteve dhe përfundimit të këtij sezoni, ajo duket se po shijon disa ditë pushimi.
Bukuroshja, e ndjekur nga afro tre milionë njerëz në Instagram, ka shpërndarë disa fotografi nga Vlora.
E njëjta ka pozuar me një fustan të shkurtër rozë, të cilin e ka kombinuar me një palë taka ngjyrë argjendi.
Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Veç kësaj, Dhurata solli edhe disa këngë që u shndërruan në hite dhe mblodhën miliona klikime. /Telegrafi/