Telegrafi

Kjo është pozita e Shqipërisë pas përfundimit të fazës grupore

Me përfundimin e fazës së grupeve në Euro 2016, janë mësuar edhe ekipet që më nuk do të jenë pjesë e kampionatit.

Përpos gjashtë ekipeve që ishin në pozitat e fundit të secilit grup, nga Euro 2016 janë përshëndetur edhe dy ekipe më të dobëta nga kombëtaret që përfunduan në pozitën e tretë.

Në këtë listë është edhe Shqipëria, që ishte e fundit e tabelës së ekipeve të treta, transmeton Telegrafi.

Në bazë të kësaj liste, Shqipëria i bie të jetë ekipi i 18-të më i mirë i Evropës.

Kujtojmë se tutje kanë kaluar 16 kombëtare dhe takimet e para të 1/8 e finales do të zhvillohen të shtunën, me fillim në ora 15:00. /Telegrafi/