Site icon Telegrafi

Pas pensionistëve, qeveria shqiptare miraton bonus edhe për personat me ndihmë ekonomike

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete tha sot në një konferencë për mediat se Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime lidhur me buxhetin e vitit 2023.

Ai tha se më miratimin e këtyre ndryshimeve veç pensionistëve bonus do të përfitojnë edhe 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të paketave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 63 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kemi miratuar aktin normativ për disa ndryshime të buxhetit të vitit 2023. Detyrim kryesor i paketës së solidaritetit, pas dy bonueseve të akorduar për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete edhe për një sërë shtresash në nevojë. Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve. Për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të paketave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike. 63 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu parashikohet një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të negociatave për anëtarësimin në BE edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të rezultateve të larta që kanë marrë nga komisioni evropian. Gjithashtu ka edhe një mbështetje për çdo punonjës policisë për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale rreth 800 milionë lekë.

Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë si një shtesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura, në një shtesë totale për të gjitha bashkitë sipas një liste të përcaktuar rreth 2 miliardë lekë. Gjithashtu ka rialokime sa i përket shpenzimeve kapitale për financimin e projekteve infrastruktore”, tha ministri i Ekonomisë. /Telegrafi/

Exit mobile version