Telegrafi

Pas pensionimit, Klitschko ka një mesazh për Joshuan (Foto)

Wladimir Klitschko tashmë edhe zyrtarisht ka bërë të ditur pensionimin prej boksierit profesionist.

Me këtë rast edhe nuk do të ketë edhe rimeç mes boksierit ukrainas dhe kampionit më të ri Anthony Joshuas.

Por, 41-vjeçari nuk e ka harruar boksierin britanik, i cili muaj më parë e kishte mposhtur me “knock-out” teknik.

“Zemra ime është në paqe ndërsa ia kaloj pishtarin Anthony Joshuas. Gjeneratës së re. Paç fat vëlla i vogël. Jam krenar me ty”, ka shkruar ukrainasi në Twitter.

Kujtojmë se Klitschko gjatë gjithë karrierës ka pasur 64 fitore dhe pesë humbje. /Telegrafi/