Sigal Prishtina e ka mposhtur Bashkimin në udhëtim me rezultat 82-89.
Mysafirët ishin lehtësisht më të mirë në çerekun e parë (21:25), ndërsa në të dytin rezultati ishte i barabartë (16:16), ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37-41.
Kryeqytetasit shënuan një pikë më shumë në çerekun e tretë (19:20), ndërsa dy më shumë në të katërtin (26:28) për ta ruajtur epërsinë dhe për ta mbyllur takimin me shtatë pikë avantazh.
Anatiba Waller ishte më i miri te vendasit me 15 pikë, derisa Willie Kemp realizoi 24 pikë te Prishtina.
Më herët, lideri Peja fitoi bindshëm në udhëtim te Kerasan Prishtina (51-92). /Telegrafi/