Andreas Christensen ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Chelseat për katër vite e gjysmë.
Mbrojtësi i ri 21 vjeçar është kthyer në një nga lojtarët kryesorë nën drejtimin e Antonio Contes, duke zhvilluar 22 ndeshje deri më tani.
Ai ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2022.
Lojtari danez ishte blerë nga Chelsea në vitin 2-12, ndërsa ishte lënë si huazim për dy vite te Borussia Monchengladbach.
“Ndjehem shumë mirë që kam nënshkruar kontratën e re me Chelsea dhe do të vazhdoj përkushtohet për klubin”.
“Kam luajtur shumë ndeshje dhe jam duke i kënaqur, gjithçka po ecën mirë”.
Christensen është edhe pjesë e Danimarkës, ku e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/