Telegrafi

Pas paraqitjes së tyre publike, Kate Middleton dhe Princi William me postim të ri në Instagram

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait, familja mbretërore, gjegjësisht Princi dhe Princesha e Uellsit publikuan një fotografi në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

Fotografia ku pozuan Princi William dhe fëmijët George, Charlote dhe Louis, u relizua nga Princesha e Uellsit, Kate Middleton.

“Të duam babi. Urime Dita e Babait, G, C & L”, thuhej në mbishkrimin e fotos së publikuar në Instagram.

Fotografia e publikuar në Instagram, është një nga reagimet më të fundit nga Princi dhe Princesha e Uellsit, pas paraqitjes së tyre në paradën tradicionale Trooping the Color.

Për herë të parë, pas kaq shumë muajsh, Kate Middleton ka bërë një paraqitje publike.

Për të madje ka qenë edhe paraqitja e parë publike prej kur bëri të ditur se është diagnostikuar me kancer.

Ajo ka thënë se ka filluar aplikimin e terapisë parandaluese. /Telegrafi/