Telegrafi

Pas paraqitjes së kërkesës për divorc, Kim Kardashian shihet duke dalë në mbrëmje pa unazën e saj të martesës në dorë

Kim Kardashian u pa në Los Angeles pa unazën e martesës të enjten, një natë para se ajo të kërkonte divorcin nga burri i saj i tretë Kanye West.

Ikona 40-vjeçare doli nga izolimi në shtëpinë e saj me një veshje të bujshme duke përfshirë një bluzë transparente, që theksonte gjoksin e saj, shkruan DailyMail.

Ndërkohë Kanye, 43 vjeç, ishte parë në Malibu këtë të mërkurë ku dukej disi i dobët me disponim – dhe ende mbante unazën e tij të dasmës në dorën e majtë.

Thashethemet po vërtiten për më shumë se një muaj që Kim ishte në prag të divorcit nga Kanye, dhe tashmë është konfirmuara paraqitja e divorcit nga ana e Kimit.

Kur ajo u pa këtë të mërkurë në Kaliforni, Kim dukej mahnitëse me një palë pantallona blu me shkëlqim, që vinin në dukje këmbët e saj.

Ajo gjithashtu u fut në atë që dukej të ishte një xhaketë e zezë me material PVC, duke i lënë flokët e saj të lira dhe duke theksuar tiparet e fytyrës me një makijazh të lehtë.

Kim e kombinoi dukjen e saj me një palë këpucë të bardha që siguronin një kontrast për syrin e pjesës tjetër të veshjes së saj ndërsa doli nga izolimi këtë të enjte.

Deri të premten ajo kishte kërkuar divorc përmes avokates së saj Laura Wasser dhe po kërkonte kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të saj.

Të dy prindërit janë të bindur për idenë e ndarjes së kujdestarisë, ata të dy janë të gatshëm të lënë marrëveshjen e tyre para martese dhe zgjidhja e pronës është në rrugën e duhur për t’u zgjidhur, raporton TMZ.

Kim thuhet se ka pasuri në vlerë rreth 780 milionë dollarë sipas një vlerësimi të “Forbes” tetorin e kaluar, ndërsa Kanye thuhet se vlen 1.3 miliard dollarë, raportoi të premten e njëjta revistë.

Shtëpitë e tyre përfshijnë vendbanimin e tyre kryesor 60 milionë dollarësh në Hidden Hills – si dhe fermën Cody, në Wyoming, ku Kanye po qëndron aktualisht dhe të cilën thuhet se e bleu për 14 milionë dollarë.

Një burim i tha DailyMail: “Ndarja është miqësore dhe nuk ka asnjë dramë”, por një përfaqësues i Kimit nuk i është përgjigjur ende për komente edhe pas kërkesës së mediave.

Ndërkohë një person i afërt i Deadline tha se divorci ‘do të jetë një proces i drejtpërdrejtë dhe me shpresë i shpejtë’.

Revista People gjithashtu raportoi se Kim është ‘e gatshme të kalojë’ nga drama e divorcit.

“Kim është me familjen e saj sot”, tha një burim i brendshëm. “Ajo po bën mirë. Ajo është e trishtuar, por e gatshme të vazhdojë tutje”.

Burimi tha se martesa e Kimit dhe Kanyet ‘ishte në krizë për një kohë të gjatë’.

“Kim ndihet sikur ka bërë gjithçka që mundet për ta shpëtuar atë. Kërkesa për divorc është diçka për të cilën ajo ka menduar për një kohë të gjatë. Ajo gjithashtu ka qenë e frikësuar atë. Ajo me të vërtetë, me të vërtetë ka bërë gjithçka për të shmangur kërkesën”.

“Vitin e kaluar, ajo shpresonte se ata mund t’i zgjidhnin disi gjërat”, shtuan burimet.

“Megjithatë, në javët e fundit, ka qenë e qartë se ata janë lodhur. Edhe pse ka ende dashuri, ata janë thjesht shumë të ndryshëm dhe kanë vizione të ndryshme për të ardhmen”. /Telegrafi/