Telegrafi

Pas paraqitjes së ekzagjeruar në Skënderaj, Fjolla Morina sjell të tjera fotografi provokuese nga xhirimet e klipit të ri

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina u komentua shumë në media dhe rrjetet sociale për paraqitjen e saj të ekzagjeruar, në një koncert në Skënderaj.

Përkundër faktit që e kritikuan, vet Fjolla tha se ekspozimin e saj nuk e sheh si diçka shumë të madhe, pasi në fund të fundit e quan veten artiste.

Sido që të jetë, që pas ndodhisë, ajo ka rritur edhe më shumë numrin e posteve provokuese në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo është duke xhiruar këto ditë një klip, i cili do të dalë së shpejti dhe skenat e të cilit do të jenë mjaft provokuese dhe atraktive.

Në një prej imazheve, Fjolla shfaqet e veshur me fustan ari të shkurtër, ndërsa vë në pah linjat trupore.

“Ju hy në gjak si bolla”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, me çka ka lënë të kuptohet se kjo është një prej frazave të këngës së saj më të re. /Telegrafi/