Telegrafi

Pas paralajmërimeve për trazira, Dejan Savicevic: Nuk pres që të vërshëllehet himni i Kosovës

Ndeshja e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 e Malit të Zi është kundër Kosovës.

Ndeshja që do të zhvillohet në Podgoricë më 7 qershor është një lojë si çdo tjetër, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçevic.

“Unë pres që të gjithë të sillen si me çdo himn tjetër kombëtar. Ajo është një lojë si çdo tjetër”, tha Saviçeviç për Tanjugun rreth spekulimeve se shtetasit malazezë nga Serbia mund ta vërshëllenin intonimin e himnit të Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e shikuesve pasi që Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka dënuar malazezët për shkak të incidenteve raciste në ndeshje kualifikuese me Anglinë.

Saviçeviç beson se dënimi është shumë i lartë dhe se nuk e kanë merituar, sepse Mali i Zi, thotë ai, nuk është shtet racist.

Lexo po ashtu Fatos Beqiraj: Familja ime është në Kosovë, por unë e shikoj nga ana sportive dhe dua të fitoj me Malin e Zi

Në këtë kuptim, ai tha se loja do të jetë e vështirë nga aspekti sportiv dhe se aspekti organizativ do të ketë më pak punë.

“Personalisht, më vjen keq që lojtarët nuk do të kenë mbështetje në atë ndeshje, por kjo është mënyra se si ka ndodhur dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, tha Saviçevic. /Telegrafi/