Tashmë i kemi parë ndryshimet që do t’i ketë Macan në eksterier, ndërsa spiunët e makinave të reja, na tregojnë se si do të duket pjesa e brendshme
Porsche Macan ka vetëm katër vite në treg, ndërsa ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Telegrafi.
Lirisht mund të thuhet është një histori suksesi, pasi: është modeli me marzhën më të madhe të shitjeve nga Porsche, me mbi 97 mijë njësi në mbarë botën, sa dyfishi i modelit të famshëm Cayenne dhe rekordi i veturave që Porsche ka shitur brenda vitit.
Por, pavarësisht këtyre sukseseve, Macan ka nisur të tregojë moshën dhe i duhet ndryshim.
Andaj, prodhuesi ka vendosur t’i bëjë ndryshime të dukshme, që janë parë në disa imazhe të spiunuara.
Së fundmi, është hyrë edhe brenda kësaj veture, ku u fotografuan dallimet që ka prej paraardhësit.
Në hapësirën pranë shoferit shfaqen ekrane shtesë, që i kanë zënë mjaftë hapësirë ventilatorit. Për dallim nga i kaluari, ventilatori i ri i ka vijat horizontale, ndërsa besohet të jetë shumë më efikase.
Megjithëse është thënë se do të lansohet gjatë vitit që vjen, ka mundësi që këtë Macan ta shohim në Geneva Auto Show 2018, apo në New York Auto Show që zhvillohet në fund të muajit që vjen. /Telegrafi/