Telegrafi

Pas pajtimit, DJ Blunt, Real 1 dhe Faton Shoshi publikojnë video së bashku në rrjetet sociale

Javë më parë të gjithë ishin dëshmitarë të një konflikti mes palëve DJ Blunt, Real 1 dhe Gjiko dhe Faton Shoshit.

Gjithçka nisi me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, gjersa ditë më pas u rregulluan edhe raportet mes tyre.

Lexo po ashtu Paqe mes Blunt, Real 1 dhe Faton Shoshit e Redbox-ave

Se kanë arritur në një ndërmjetësim dhe gjuhë të përbashkët, këtë e vërteton edhe videoja e fundit e publikuar nga Faton Shohi në InstaStory.

Në videon në fjalë, Dj Blunt dhe Real 1 shfaqen përkrah tij, teksa tregojnë se tashmë mes tyre ka raporte shumë të mirë.

“Respekt për Prishtinën, respekt për juve, ju duam të gjithëve”, thuhet nga Dj Blunt dhe Real 1.

Ndërkohë, Faton Shoshi ka qëndruar në heshtje, gjersa reperi Gjiko nuk u pa fare të jetë pjesë e videos. /Telegrafi/