Telegrafi

Pas Pajtim Kasamit, Nicole Scherzinger kapet mat me një tjetër shqiptar! (Foto)

Biznesmeni shqiptar Oni Hysenbelliu ka qenë disa herë i përfolur në mediat rozë.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur Hysenbelliu është përfolur për lidhjet e tij me femra të njohura të showbizit.

Muaj më parë, flitej se ishte në lidhje me Pamela Anderson, ndërsa kësaj radhe ai është parë nën shoqërinë e një këngëtareje tjetër të njohur.

Lexo po ashtu Kolegu i Nicole Scherzinger thotë se ajo gënjen për moshën

Nicole Scherzinger është bukuroshja e cila është fotografuar së bashku me biznesmenin shqiptar, teksa shijon disa ditë relaksi në Ibiza.

Nicole vite më parë ka pasur disa vite më vonë dhe një flirt veror me futbollistin Pajtim Kasami.

Ndërkohë që në lidhje me Hysenbelliun, kanë shkruar edhe mediat britanike. /Telegrafi/