Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Von der Leyen pas takimit me Osmanin tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se meriton liberalizimin e vizave.
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur të gjitha standardet dhe në fakt ishte vlerësim i joni që kjo të bëhet qysh në korrik të 2018 dhe kemi rikonfirmuar që keni plotësuar të gjitha kriteret”, tha presidentja e KE-së.
Pas Kosovës, ajo do të vizitojë edhe Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. /Telegrafi/