Telegrafi

Pas Obamës dhe Clintonit, pako e dyshimtë edhe në Shtëpinë e Bardhë  

Një pako që dyshohet se përmban mjet shpërthyes, është gjetur në kutitë postare të Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN.

Në orët e para të mëngjesit, Shërbimi Sekret ka njoftuar se një “mjet shpërthyes” ishte dërguar edhe në adresën e zyrës së ish-presidentit Barack Obama, si dhe të ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Për shkaqe sigurisë ndërtesa Time Warner në New York është evakuuar nga policia të cilët po kontrollonin pakon e dyshimtë.

Pako e ngjashme është gjetur nga policia amerikane gjatë të hënës, në afërsi të shtëpisë së miliarderit dhe filantropit George Soros. /Telegrafi/