Site icon Telegrafi

Pas numërimit të votave nga diaspora, LVV merr 44,252 nga 56,368 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 56 mijë e 368 votave nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR rezultatet e votave të numëruara nga diaspora janë si më poshtë:

LVV – 44,252 vota

PDK – 5,032 vota

LDK – 4,287 vota

AAK – 1,112 vota

NISMA – 438 vota

Pjesa tjetër iu shpërndahet partive tjera.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar më parë edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Pas mbledhjes së këtyre rezultateve KQZ do të del me rezultatin përfundimtarë.

Valmir Elezi ka thënë se “KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017”./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version